Rama bën gati super lajmin/ Njohja e patentave të emigrantëve shqiptarë drejt Gjermanis

Njohja e patentave shqiptare për emigrantët shqiptarë me banim në Gjermani së shpejti pritet të bëhet realitet. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Rama ndërsa shtoi se po negociohen disa detaje të fundit.

Ministria e Transportit i ka kërkuar Këshillit Federal (Bundesrat) që të miratojë disa ndryshime në rregulloren për provimet e patentave, ndër to edhe për konvertimin pa provime shtesë të lejeve të drejtimit të automjeteve nga Shqipëria.

Sipas draftit qeveria gjermane propozon njohjen e patentave nga Shqipëria pa provime në teori dhe praktike për pothuajse të gjitha kategoritë.