Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Rama e mundi keq, Bashës po i dalin kundër të vetët/ E sulmojne keq: Ik o i paaftë, ike PD-ja s’është prona jote

Ish Presidenti Bujar Nishani duket se faj ëson Lulzim Bashën për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Në një reagim publik, e cilëson si faj tor të dë shtimit personal prej 8 vitesh dhe thotë se mban p eng Partinë Demokratike. Ndër të tjera, thekson se Partia Demokratike nuk është pronë personale e një njeriu, ndaj nuk duhet ta marrë p eng askush. Nishani e cilëson si momentin e duhur për tu “çliruar nga paaftësia dhe modeli që po e asgjëson pak nga pak.

Në përfundim përdor shprehjen e Donald Trump duke shkruajtur “MakePDGreatAgain”.

Shkrimi i plotë: Të dashur miq, rezultati i zgjedhjeve ishte zhgënjim dhe dëshpërim i madh për votuesit dhe mbështetësit e opozitës si dhe një mundësi e pashfrytëzuar për ndryshimin e shumëpritur.

Qeverisja e ko rruptuar e Edi Ramës do të vijojë të mbajë pus htetin përsëri, pas 8 viteve të skandaleve e dësh timeve! Sot është momenti që Partia Demokratike të çlirohet nga shembulli i paaftësisë dhe modelit që po e asgjëson atë pak nga pak.

Sot është momenti që Partia Demokratike të lihet e lirë për tu ringritur në madhështinë që i takon si Parti e Lirisë dhe Rinisë.

Sot përgjegjësi kryesor i 4 humbjeve politike radhazi vendosi ta mbajë peng Shtëpinë e Lirisë në interes të pushtetit të tij personal!

Basha sot duhej të merrte përgjegjësinë e dështimit të tij personal prej 8 vitesh! Sot Edi Rama mban pe ng Shqipërinë dhe Lulzim Basha tenton të mbajë peng Partinë Demokratike.

Partia Demokratike nuk është pronë personale e një njeriu. Ajo është Shtëpia e Lirisë e qindra mijëra shqiptarëve. Askush nuk do të mundet ta marrë atë peng për asnjë arsye, në asnjë formë e me asnjë çmim !