Rama jep lajmin e mire. Fasha 800 KW për familjarët nuk do të hyjë në fuqi

Rama jep lajmin e mire ai ka thene se diten e sotme se:“Sot kam një lajm pozitiv: në 1 shtator, kur vendosëm fashën, kërkesa për energji nga KESH ishte 17000KW, sot është 11000KW. Atëherë, kërkesa ishte ndjeshëm më e lartë dhe pa diskutim në këtë ulje ka luajtur rol të rëndësishëm edhe fillimi i dukshëm i kursimit nga abonentët familjarë. Kemi pasur edhe përmirësim të nivelit në Fierzë dhe presim reshje të tjera në tetor. Në këto kushte, bazuar në analiza të detajuara, vendosëm që aplikimi i fashës 800KW të mos hyjë në fuqi në muajin tetor”, tha kryeministri.

“Fasha synon që 4% e abonentëve që e tejkalojnë këtë kufi dhe konsumojnë afro 20% të gjithë sasisë së energjisë, të paguajnë me çmimin real çdo kilowat mbi kufirin e 800KW. Nuk është shpikje e jona, por një metodë e aplikuar nga shumë vende për të kursyer në këtë kohë të zymtuar nga inflacioni i luftës. Kursimi është arma kryesore për ta kaluar këtë dimër pa kufizime energjie”, nënvizoi Rama, i cili më tej shtoi se qeveria “nuk do të lërë gjë pa bërë që barra faktike e kësaj lufte, të lehtësohet sa më shumë”.

Çmimi për abonentët familjarë momentalisht është 9,5 lekë për kilovatorë, ndërsa çmimi i vendosur për çdo kilovatorë mbi fashën 800 kwh, është 42 lek (pa TVSH).