Rama jep lajmin e mirë për mësuesit ditën sotme. Ja sa përqind do të rriten rrogat

Rama jep lajmin e mire per mesuesit diten sotme ku tregon qe rroga e mesuesit do te rritet ne 7% dhe vitin tjeter pritet nje rritje tjeter.

Minisitria e Arsimin Evis Kushi u shpreh se:“Jemi këtu për një çështje të rëndësishme që gjithashtu ka qenë e diskutimeve tona, çështja e pagave. Kemi diskutuar, kemi debatuar, por në një pikë kemi rënë dakord; Mësuesit meritojnë të paguhen më shumë, përveçse të vlerësohen me dinjitet, por dhe të paguhen më shumë. Kështu që, ne sot jemi këtu për të dhënë një lajm të mirë. Mandatin e kaluar ju e dini që pagat e mësuesve u rritën me 32%. Në fillim të këtij mandati ne u angazhuam që pagat do të rriten 40% dhe filluam menjëherë, vitin e parë 6%, këtë vit do të rriten 7%, por ambiciet tona janë shumë më të mëdha se kaq.”