Rama paralajmëron daljen e ushtrisë në terren, ç’po ndodh? Nga Berati jep lajmin e papritur

Kryeministri Rama paralajmëroi përfshirjen e ushtrisë në procesin e vaksinimit.

Kreu i qeverisë tha se periudha e pranverës me shumë gjasa do të jetë shumë intensive për sa i takon procesit të vaksinimit dhe kërkoi edhe bashkëpunimin e studentëve të infermierisë.

Sipas Ramës, “duhet të përgatitemi për një rrjet kapilar jo vetëm qendrash shëndetësore”.

“Shpresoj shumë që në ditët në vijim pa u bërë ditët javë të tëra të kemi lajmet ë mira për rritjen e sasive dhe shtrirjen intensive të vaksinimit ndërkohë

Ndërkohë që duhet të përgatitemi për një rrjet kapilar jo vetëm qendrash shëndetësore, por të përfshijmë edhe ushtrinë, edhe studentë të infermierisë në mënyrë që të gjithë këtë periudhë të pranverës ta kthejmë në një perioudhë vaksinimi intensiv e t’ja dalim të kemi një pozicion shumë lart të klasifikimit të vedneve për nga eficienca e vaksinimit“, tha Rama.