Rast i rrallë/E pastë nëna me jetë/ Lind foshnja 6.5 kg në Kosovë

Një rast i rrallë ka ndodhur ditën e sotme në Gjinekologjinë e Kosovës, pasi u lind një foshnje 6.5 kilogram. Në njoftimin e QKUK-së bëhet me dije se edhe nëna me inicialet I.P. edhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

Rast i rrallë: Në Gjinekologji u lind një foshnjë afër 6.5 kilogramë. Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u lind një foshnjë me peshë rreth 6.5 kilogramë, që përbën një rast unik në historinë e Klinikës së Gjinekologjisë.

Mes vështirësive, të cilat i ka krijuar Pandemia COVID-19, sidomos ditëve të fundit, një ekip i përbërë nga gjinekologë, anesteziologë dhe mami, realizuan suksesshëm lindjen me operacion.

Pacientja me inicialet I.P. nga Drenasi, e lindur në vitin 1991, që edhe dy lindjet e para i ka kryer me operacion, dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore