Reagon per here te pare ashpër gruaja shtatzënë e maestros ndaj Luizit dhe fansave të tij

Një debat i filluar që prej pasdites së djeshme, është regjistruar në shtëpinë e “Big Brother Vip” mes Luizit dhe Armaldos.

Shkak ka qenë komenti i Luizit ndaj Armaldos, i cili i ka thënë se po i serviloset Oltës për shkak të “Zarfit të Kuq” dhe ka vënë re se prej momentit të mbërritjes së këtij zarfi, ai ka ndenjtur pranë Oltës për të mos e nxjerrë në nominim.

Ditën e djeshme, Luizi i kërkoi falje Armaldos nëse është ndjerë i ofenduar nga ai, dhe i bëri të qartë se komunikimi dhe shakatë mes tyre nuk do të jenë më si më parë. Armaldo në biseda të ndryshme me Oltën ka shfaqur revoltën e tij ndaj ofendimeve të Luizit, ndërsa në një moment që po bëhet viral ai i thotë Oltës: “Po ma tha edhe një herë do i them atë që i ke thënë ti, pa pushim. “Si u gdhive o filan” do i them, “ke nevojë për ndonjë kshu”, duke iu referuar kokainës që përmendte dikur Olta.

Por, mëngjesin e sotëm Armaldo është ngritur dhe iu ka kërkuar të gjithë banorëve që të flasin për bullizimin, pasi ai ndihej viktimë e këtij fenomeni.

Por, në lidhje me këtë debat, rrjeti ka shpërthyer ashpër ndaj Armaldos, pasi veç kësaj, ai prej kohësh po mundohet të bëjë plane pas krahëve për eliminimin e Kiarës. Duket se mesazhet ofenduese dhe revoltuese kanë mbërritur dhe tek profili i Instagramit të Armaldos, i cili menaxhohet nga gruaja e tij, e cila është shtatzënë.

Ajo ka bërë disa reagime përmes InstaStory, ku ka publikuar edhe disa mesazhe që janë kundër Luizit, madje kërkojnë dhe përjashtimin e tij nga gara.

Në një reagim të sajin ajo shkruan: “Kur bëheshin debatet dhe lojërat më parë mes të dyve dhe ndonjëherë teprohej si nga Armaldo dhe nga Luizi, i kemi lënë këto teprime presionit të lojës dhe 60 ditëve të mbyllura aty brenda. Por të ofendosh një person në atë mënyrë, në ato nivele duke cënuar Armaldon në radhë të parë, integritetin, familjen, kjo i tejkalon limitet e lojës. Për të mos përmendur mesazhet nga fansat e Luizit kundrejt familjes tonë në çdo orar të ditës dhe natës, të cilat jo vetëm për mua që jam shtatzënë dhe jam dyfish e ndjeshme, por çdo familjar i ka përjetuar dhe nuk toleron.”

Në foto-galerinë e mëposhtme janë disa prej reagimeve.

‘Hiqe kapelen, s’ke burrëri!”

Ky koment ka pasuar dhe shumë të tjerë nga të dyja palët, në të cilin janë përfshirë edhe shumë banorë të tjerë.