Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Receta e kërkuar nga çdo grua/ Të gjitha sekretet për të bërë trileçen më të shijshme

Përbërësit:

10 kokrra vezë

10 lugë gjelle sheqer

10 lugë gjelle miell

500 ml qumesht panna (psh. hopla)

1L qumesht kutie

350 ml qumësht i kondensuar (psh. panda)

300 ml karamel i parapergatitur

pak vaj per tavën për pjekje

Pregatitja:

Ndajmë të bardhat nga të verdhat e vezeve në enë të vecanta. Shtojme sheqerin në enën me të bardhat e vezëve dhe i rrahim me mikser derisa te bëhen marenge. Shtojmë të verdhat, të rrahura më parë në enen ku i kemi vendosur, duke i perzier ngadalë me te bardhat e vezëve me tel kuzhine. Pasi të lidhen shtojme miellin gradualisht, lugë pas luge, duke e perzier me kujdes me qëllim qe të mos e humbasim volumin.

Tavën per pjekje e lyejme me pak vaj dhe e shtrojmë me leter kuzhine për pjekje në mënyre të tillë që vaji të mos kete kontakt me embëlsirën. E hedhim në tavë masën e përgatitur dhe e pjekim për 5 min në furrë të paranxehur në 250 gradë dhe pasi të jetë pjekur sipër e ulim graden e furrës në 150 gradë dhe e lëmë të piqet edhe per 10 min të tjera. Ndërkohë pergatisim përzierjen me 3 llojet e qumështit: hedhim qumështin panda në një enë për përzierje dhe shtojmë qumështin e kutisë. I perziejmë derisa të tretët qumështi panda. Më pas shtojmë qumështin panna dhe masa është gati.

E heqim pandispanjën nga furra, e kthejmë në një tavë tjetër në mënyrë që ti heqim letren dhe e lemë të ftohet. Pasi ftohet e presim në sa copë të dëshirojmë dhe i hedhim përzierjen e qumshtit dersa ta absorboje të gjithën. E lyejme sipër me karamelin e parapërgatitur.