Receta e qofteve me te mira qe keni ngrene ndonjehere: Pergatiten vetem per 20 minuta dhe jo me shume.Video

0
30

Kjo eshte nje nga recetat me te mira per përgatitjen e qofteve më të shijshme që keni ngrënë ndonjëherë.



Mund ti pergatisni shume lehte.

Ja cilet jane përbërësit: 60 gr thërrime buke, 60 ml qumësht, 600 gr mish i girë viçi, 1 vezë, 30 gr djathë kaçkavall, Pak arrëmoskat, 1 lugë gjelle majdanoz, 1 lugë gjelle nenexhik, Vaj, Kripë, Piperi zi.

Si fillim shtoni thërrimet e bukës në një tas mesatar bashke me qumështin dhe i lini për 10 minuta, derisa buka të përthithi gjithë qumështin. Më pas shtoni aty edhe mishin e grire te viçit.

Vazhdoni te hidhni vezën, djathin e grirë, arrëmoskatin, majdanozin dhe nenexhikun. Spërkatini me pak kripë dhe piper të zi dhe përziejini mirë e mirë të gjithë përbërësit që të përftoni një masë homogjene.

Kur te mbaroni, merrni nga masa e përgatitur e brumit dhe formoni qoftet në formën që ju dëshironi. Vendosini per tu skuqur në një tigan me vaj te nxehte dhe i skuqni nga te dyja anet.

Kjo eshte nje recete shume e thjeshte dhe plote shije.

Nje recete e shijshme eshte edhe kjo, shikoni videon.

Video: