Receta e trishkave, ëmbëlsirave të fëmijërisë

Nga Linda Fishta

Përbërësit:

(Me këto përbërës dalin afërsisht 20 copë)

Si masë përdorim filxhane kafeje

3 veze në temperaturë ambienti

3 filxhanë sheqer

3 filxhana gjalpë i shkrire i vaket

8 g sode per ëmbëlsira

8 filxhana miell 00

2 .5 filxhana miell semolino (2 filxhana e gjysem )

Sherbeti ( nje gotë merr 250 ml uje )

6 gota sheqer

4.5 gota ujë

Lëkura dhe lëngu i 1/2 limoni bio

Përgatitja:

Ne fillim përgatisim sherbetin. Ziejmë ne tenxhere sheqerin dhe ujin duke e perzier vazhdimisht deri sa te marre valë. Shtojme lëngun e limonit dhe lekuren dhe e leme menjane te ftohet.

Ndezim furrën ne 180 gradë C.

Ne nje tas hedhim vezët dhe i perziejme me telin e vezëve bashke me sheqerin, hedhim gjalpin, miellin dhe sodën me site. I perziejme me lugë druri dhe fillojme te shtojme miell semolino pjese pjese deri sa te kemi nje brumë te butë qe nuk ngjit. ( teorikisht masat e mia jane te sakta por varet nga mielli qe do përdorni ju).

I japim brumit forme të rrumbullaket me dore( jo shume te sheshta) , i vendosim ne taven me letër furre dhe i veme te piqen për 30 minuta afersisht.

Pasi ti nxjerrim nga furra, i heqim nga tava me letër dhe i vendosim ne nje tave me te thellë, prane njera tjetres. Hedhim siper sherbetin e ftohtë dhe i mbulojme me nje tepsi.

Me pas kur te kenë thithur sherbetin, i leme ne kuti me kapak ne frigorifer pasi jane më te shijshme.