Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Receta/ Ja si të gatuani përshesh me gjel deti

Përbërësit për kulaçin:

1 kg miell

1 qepë

200 g gjalpë

50 ml vaj ulliri

1 lugë çaji sodë buke kripë

ujë

nenexhik

piper i zi

Përbërësit për përsheshin:

gjel deti rreth 3-4 kg

lëngu i gjelit të detit

të brendshmet e gjelit (nëse nuk doni, mos i përdorni)

gjalpë ose vaj ulliri

kripë, nenexhik, rigon, piper

 

Përgatitja për brumin:

Sasisë së miellit i bëjmë një gropë të vogël në mes, ku shtojmë kripën dhe ujin dhe e punojmë me dorë, derisa të formohet një brumë kompakt (jo shumë i fortë). Brumin e lëmë të pushojë për gati 1 orë. Pas kësaj kohe, e hapim në një tepsi të lyer me pak vaj dhe mund ta zbukurojmë me dhëmbët e pirunit. E fusim në furrë dhe e pjekim në temperaturën 200 gradë, derisa të marrë ngjyrë të artë në

sipërfaqe. Pasi të piqet, e mbështjellim me një pecetë të thatë dhe e lëmë të qëndrojë vertikalisht, që të mos thahet dhe të ruajë fortësinë e duhur.

Përgatitja e përsheshit:

Në një tenxhere të thellë, ku kemi hedhur ujë dhe kripë, fusim edhe gjelin e detit, që të ziejë. Ndërkohë, merremi me përsheshin. Në një tigan të thellë hedhim gjalpin ose vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën, të prerë hollë. Më pas, shtojmë të brendshmet e gjelit, të prera në copa të vogla. Kur qepa të jetë bërë transparente, shtojmë kulaçin e thërrmuar në copa të vogla dhe, dalëngadalë, lëngun e gjelit të detit (pasi ky të ketë zierë), derisa të mbulohet gjithë kulaçi i thërrmuar. Më pas hedhim kripë, nenexhik, rigon dhe piper. E mbulojmë me kapak, derisa lëngu i mishit të përthithet tërësisht nga kulaçi. E shërbejmë të nxehtë, të shoqëruar me një copë mishi nga gjeli i detit.

Për një pamje më të bukur, para se ta hedhim në pjatë, mund t’i japim një formë rrumbullake dhe më pas të vendosim mbi të mishin e gjelit, të prerë në copëza të vogla kubike. Sipër tyre shtojmë arra ose bajame të pjekura.Nga: Dhurata Thanasi