Keku me kos eshte nje embelsire shume e bute dhe me shije mjaft delikate i cili pregatitet ne pak kohe. Ne vend te gjalpit kemi perdorur vaj farash (konkretisht vaj misri) i cili e ben akoma me te bute brumin. Mund ta sperkasim siper me sheqer pluhur, ose ta ndajme ne dy pjese horizontalisht dhe ta mbushim me reçel, krem, çokollate etj. Gjithashtu ne vend te kosit natyral, mund te perdorim ate me shije frutash, kafe apo limoni.
Perberesit per nje tave te rrumbullaket me diameter 26cm
200gr miell 00, i situr
100gr niseshte misri ose patatesh (nese nuk e keni, hidhni 300gr miell 00)
250gr kos natyral
150gr sheqer
100ml vaj misri (ose luledielli, soje etj)
3 veze ne temperature ambjenti
lekuren e grire te 1 limoni
1 pako e vogel fryres brumi per embelsira, e situr
sheqer pluhur per sperkatje
Me ndihmen e nje rrahesi elektrik, rrahim per 5 minuta vezet me sheqerin derisa te formohet nje perberje kremoze. Shtojme dalengadale vajin e misrit, kosin duke vazhduar rrahjen. Shtojme miellin, niseshten, lekuren e limonit dhe pluhurin pjekes duke e perziere brumin me spatul kuzhine ose luge druri.
Lyejme me vaj dhe miell nje tave te rrumbullaket me diameter 26cm, hedhim ne te brumin dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 35 minuta. E leme per rreth 10 minuta kekun brenda ne formen e tij, me pas e nxjerrim dhe e leme te ftohet plotesisht ne temperature ambjenti.
E sperkasim ne siperfaqe me sheqer pluhur.