Revani Vlore (ose reshedi), një recetë tradicionale shumë e shijshme.
Përbërësit:1kg sheqer 500 gr gjalpë 2.5 litra ujë 1 kg niseshte 200 gr bajame 100 gr kos
Përgatitja:Gjysmën e ujit e zjejmë, ndërsa gjysmën tjetër e përziejmë me niseshten.
Sapo uji të fillojë të ziejë hidhet pjesa e masës me niseshte dhe trazohet fort me lugë druri derisa të fillojë të trashet.
Më pas shtojmë gjalpin, bajamet dhe sheqerin. E hedhim në tavë dhe nga lart e lyejmë me kos.
E pjekim në furrë për 90 minuta në temperaturë 180 gradë. Pritet në forma rombi dhe serviret e vakët.