Rikthehen reshjet e shiut ne vendin tone.Mësoni parashikimin e motit. Merrni cadrat me vete

0
40

Sipas MeteoAlb, vendi ynë parashikohet që të dominohet nga moti i qëndrueshëm gjatë paradites duke sjellë, kthjellime dhe kalime vranësirash në pothuajse gjithë territorin. Ndërsa orët vijuese gradualisht do të shtojnë vranësirat në të gjithë vendin, ku mesdita do të sjelli reshje shiu sifillim në Veriperëndim të Shqipërisë dhe graualisht reshjet do të përfshijnë pothuajse gjithë vendin tonë pas orëve të pasdites.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 19°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Skandinavia do të jetë në dominimin e vranësirave dhe reshjeve të dëborës. Po ashtu pjesa më e madhe e Europës Qëndrore dhe pjesërisht Jugu i kontinentit do të jenë nën ndikimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të shiu, ku herë pas here do të jenë edhe në formë rrebeshi. Ndërsa brigjet e Egjeut dhe Lindja e kontinentit paraqiten në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave.

Kosova

Republika e Kosovës në orët e para të ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat Veriore. Ndërsa në vijim pritet që gradualisht vranësirat të jenë dominuese në pothuajse gjithë territorin duke sjellë reshje të pakta në zonat perëndimore.

Maqedonia e Veriut

Prej disa ditësh i gjithë territori i MV ndodhet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku edhe të mërkurën gjatë paradites në MV do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta. Ndërsa pas mesdite gradualisht do të ketë theksim të vranësirave në vend.