Rikthehen reshjet,… ja sa ditë do të zgjasë moti me shi

Pas një periudhe të gjatë me mot të nxehtë dhe diell, tashmë duket se stina e vjeshtës do të sjellë uljet e para të temperaturave si dhe reshjet e shiut.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e hënë nisi në fillim me diell pastaj me shtim vranësirash, të cilat do të vazhdojnë edhe sot dhe në zonën e qendrës dhe atë të jugut do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme në formë shtrëngatash (lokalisht në relievet e larta kodrinore e ato malore do të shoqërohen edhe me rrufe).
Ditët e tjera të javës do të kenë mot me alternime kthjellimesh e vranësirash me këto të fundit të cilat do të jenë prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë. Në relievet e larta malore do të ketë reshje shiu në formë shtrëngatash shoqëruar me rrufe në kohë afatshkurtër.

Sipas SHMU, temperaturat ato do të kenë tendencën e rënies në mesditë, por në mesjava do të ketë përsëri rritje. Ndjesia reale do të jetë përsëri disa gradë më e lartë sidomos në orët e nxehta të ditës për shkak të lagështirës së lartë në ajër, e quajtur ndryshe zagushi.

Për parashikimin në qytete të veçanta mund ti referoheni edhe tabelës bashkëngjitur: