Rikthehet çështja e Bleona Matës: Policia ndalon një prej vajzave që dyshohet se di ku eshte ajo

Në vitit 2010, vogëlushja Bleona Mata humbi teksa kulloste bagëtitë por së bashku me 5 vajza, të afërme të saj.Nena e saj eshte duke kerkuar cdo dite per vazjen e saj dhe e kerkon ate.

Pak ditë më parë një ndër 5 vajzat, e quajtur Gentjana është shprehur te gjyshi i Bleonës se ajo do të vijë në shtëpi. Gentjana është marrë në pyetje nga policia, ndërkohë që lajmi ka shokuar të ëmën e Bleonës, që ende e pret.

Nena e e Bleones eshte shprehur se:”Gentjana është drejtuar në shtëpinë e Zenelit dhe kanë dhënë këtë lajm. I kishte thënë se, sa të hapen kufijtë dhe Bleona do të vij për tre ditë. Unë takova vjehrrin dhe më tha do të vij vajza. Por si mund të vij vajza pa ditur se nga ku, prej kujt, asnjë informacion. Nuk ka mundësi të paraqitet dhe të trondisë familjen. Për mua Qamilja është përgjegjësja kryesore, që mori vajzën në mes të fshatit, pastaj ia la Gentjanës. Qamilja ka qenë në fshat këto kohë. Krimet e Rënda kanë reaguar. Pas këtij lajmi vajzat janë shoqëruar, edhe Qamilja edhe Gentjana, kaq dimë ne.

Zeneli, gjyshi kërkon të denoncojë Qamilen dhe të bëjë gjithcka.

Per me shume ndiqni videon: