Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Robert Aliaj i kunderpergjigjet rend Sabianit diten e sotme pasi ai ofendoi Kristin

Robert Aliaj ndërsa ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live” ka folur në lidhje me deklaratat e Sabianit, pas lidhjes së të bijës me Kristin, brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Aliaj i ka cilësuar deklaratat e Sabianit në rrjet, si deklarata anadollake dhe mesjetare, që një prind europian nuk duhet t’i bëjë kurrë për fëmijën e tij.

“Ti ndërhysh fëmijës në zgjedhjet e veta është gjëja më e tmershme që mund t’i bësh fëmijës në Europë, se duan të impenjohen në Eu. Këto qëndrime krejtësisht anadollake… kur njerëzit shohin se në çfarë niveli mjeran ka rënë një pjesë e shoqërisë.

Janë shqipfolës, por jo shqiptar. Një shqiptar i ndershëm është shqiptar i Nolit, i Migjenit, nuk janë këta shqiptarë që në mënyrë analfabete, artikulojnë revoltën e tyre e shprehin duke kërcënuar njerëzit e familjes. Po bëhet nami, ne po përjetojmë disa moment mesjetare këtu”.

Në lidhje me reagimin e këngëtarit Sabianit, se Kristi po e shfrytëzon të bijën e tij, Keisi vetëm për shoë, Robert Dragot Aliaj është shprehur se nuk do ta komentojë fare këtë pjesë.

“Po flas për marrëdhënien e Krisit, për përqasjen e turmave. Vulgartiteti që derdhet si lumë në rrjete sociale”, është shprehur Aliaj.