Historia prekëse/ Mamaja donte ta abortonte, gjyshja i shpëtoi jetën

Brixhilda është 18 vjeç dhe prej disa vitesh jeton me nënën e saj në Francë. Ka ardhur në Shqipëri vetëm për një arsye dhe ajo është gjyshja e saj. Brixhilda ka kontaktuar programin “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan, për t’i bërë një lojë të vogël gjyshes, por edhe për ta suprizuar atë me ndihmën e drejtuesit të emisionit Ardit Gjebrea.

Ajo ka rrëfyer se gjyshja i ka shpëtuar jetën sepse kur mamaja e saj ishte shtatzënë ka dashur ta abortonte, por ka qenë gjyshja që nuk e lejoi diçka të tillë. Gjyshja Safije e ka rritur që kur ishte 5 muajshe dhe prindërit u larguan në emigracion. Madje Brixhilda tregon se ka thirrur për herë të parë mami, gjyshen dhe madje dhe sot e ka të vështirë ta shohë ndryshe.

Safije ka qenë pranë saj çdo moment të vështirë, por edhe të lumtur, dhe lidhja e tyre pavarësisht distancës që i ndan është tepër e fortë.

Brixhilda: Kam ardhur për pushime në Shqipëri, posaçërisht për t’i bërë një suprizë gjyshes sime.

Ardit Gjebrea: Se po mos i bëje suprizë gjyshes tënde nuk do vije fare?

Brixhilda: Jo!

Ardit Gjebrea: Ma trego pak lidhjen me gjyshen tënde. Cila është lidhja me gjyshen tënde?

Brixhilda: Ajo më ka shpëtuar jetën!

Ardit Gjebrea: Pse?

Brixhilda: Mamaja ime mbeti shtatzënë me mua dhe nuk dëshironte të më mbante, donte të më abortonte në atë moment. Mamaja ime një ditë vendosi dhe shkon në spitalin e Pogradecit dhe kur e merr vesh gjyshja ime, nga Elbasani shkon në Pogradec. Merr taksinë dhe shkon në Pogradec tek spitali ku ajo ishte.

Ardit Gjebrea: Nga e mori vesh gjyshja?

Brixhilda: Sepse i tha vjehrra e mamasë sime. I tha ka shkuar në spital të ab.ortojë fëmijën. Dhe gjyshja nga spitali poshtë, nga kati i parë në kat të tretë thërret emrin e mamasë sime dhe ajo e dëgjon dhe del tek dritarja dhe gjyshja ime i thotë mamasë sime: Në qoftë se ti e aborton atë fëmijë, me mua nuk do flasësh më kurrë.

Ardit Gjebrea: Mami çfarë bëri?

Brixhilda: Mamaja ime i kërkoi falje doktorit, i tha më fal. Doktori ishte me vegla në ato momente dhe i kërkon falje doktorit dhe ikën në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Pastaj vjen dhe një detaj tjetër që ti nuk e the. Që gjyshja i tha mamit tënd: Linde këtë vajzë dhe do ta rris unë. E vërtetë?

Brixhilda: Po! Kur unë bëra 5 muajshe, mamaja ime dhe babi im emigrojnë për në Greqi dhe mua më lënë tek gjyshja. Dhe aty gjyshja ime ishte ajo që kujdesej për mua, nuk flinte ditë natë, qante për mua se më donte shumë. Për herë të parë mami i kam thënë gjyshes.

Ardit Gjebrea: Pra ti atë dije që ishte mamaja jote?

Brixhilda: Se ajo më rriti edhe ajo më mësoi të eci, gjithçka!

Ardit Gjebrea: Kur e kuptove që ajo nuk ishte mamaja, por ishte gjyshja?

Brixhilda: Se kam kuptuar asnjëherë.(Qesh). Se ajo akoma është mamaja ime.

Ardit Gjebrea: Akoma dhe sot e kësaj dite?

Brixhilda: Është, është vërtetë. E dua shumë se ajo ka bërë shumë sakrifica për mua. Kur isha 5 vjeç babai im ndërroi jetë dhe gjyshja ime më mbështeste më së shumti. Kur babai u nda nga jeta, më thanë që ishte jashtë shtetit, unë e kërkoja vazhdimisht, më thonin është jashtë shtetit, s’është këtu.

Ardit Gjebrea: Për sa vite të thanë që është jashtë shtetit?

Brixhilda: 2-3 vite! Deri sa isha në gjendje, e kuptova vetë, që ai s’jeton më, se unë s’po e shoh më babin tim thoja. Babai është shumë i rëndësishëm për një fëmijë.

Burimi: tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *