Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Rrebeshe shiu dhe ulje temperaturash, ja cfare pritet ne oret ne vijim. Moti mer kthesen e papritur

Nga fundjava me temperatura të larta dhe me diell, moti këtë të hënë ka marrë kthesë. Java ka nisur me dominimin e vranësirave të shpeshta gjatë ditës së sotme, duke bërë që të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Ndërkohë gjatë orëve të mbrëmjes pritet një shtim të vranësirave dhe reshjeve të shiut, si fillim në zonat veri-perëndimore, por në orët e vona të natës dhe mëngjesit e ditës së martës parashikohet që reshjet të përfshijnë gjithë territorin shqiptar.

Pritet që reshjet e shiut herë pas herë të jenë në formën e rrebesheve në zonat veri-lindore. Edhe në skajin jugor pritet të kemi herë pas here rrebeshe afatshkurtra shiu.

Duke filluar nga dita e mërkurë dhe në vijim kemi përmirësim gradual të kushteve të motit, por në zonat malore vranësirat mbeten prezentë duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu.

Pas ditës së premte, e shtuan dhe e diela parashikohen të jenë të dominuara nga kthjellimet dhe kalimet e pakta të vranësirave.