Rrezikohet helmimi qytetarëve, ujësjellësi njoftimin: Ka ngarkesë mikrobike: Mos pini ujë nga çezma

Institucioni i Ujësjellësti dhe Kanalizimeve në Fier, ka publikuar një njoftim ku kërkohet që qytetarët të mos konsumojnë ujin e pijshëm nga çezma, pasi sipas analizave të rkyera, kishte ngarkesa mikrobike.

Të gjitha mostrat e marra në puset që furnizojnë me ujë bashkinë e Fierit, rezultuan të tilla që nuk përmbushin standartet shtetërore për t’u konsumuar. Ndërsa më tej në njoftim, rekomandohet që uji të jetë për përdorim sanitar.

Njoftimi i Plotë: Ne vijim te komunikimit ne lidhje me cilesine e ujit te pijshem ne Bashkine Fier, pas situates se krijuar si pasoje e permbytjeve, ju bejme me dije se:

Nga pergjigjet paraprake te mostrave te ujit te analizuara nga Instituti i Shendeti Publik, te 9 mostrat ne puset qe furnizojne me uje te pijshem Bashkine Fier (ne Kafaraj, ne Depo ne qafen e Koshovices dhe ne pika te rrjetit), rezultojne ngarkese mikrobike dhe jane ❌Jo Konform Standartit Shteteror, ne baze te VKM 379 datë 25.05.2016,”Për Miratimin e Rregullores “Cilësia e ujit të pijshëm”.

Per kete arsye ❌uji nuk rekomandohet per t’u konsumuar (si uje i pijshem per qytetaret), ai mund te perdoret vetem per perdorim sanitar (komunal) deri ne nje pergjigje te dyte nga ISHP.

Faleminderit per mirekuptimin!