Speca me Uthull dhe Hudhra

Përbërësit

3-4 spec i kuq
3-4 spec jeshil (ose të verdhë)
2-3 thelpi hudhër
pak uthull
vaj ulliri
kripë

Përgatitja
1 I lajmë dhe i pastrojmë specat nga farat. I presim në forma rrethore dhe i kavardisim shumë pak në një tigan me vaj ulliri.

2 E grijmë hudhrën në rende dhe e shtojmë te specat. I spërkasim me kripë dhe uthull dhe i mbulojmë me kapak që të zbuten për pak minuta.

3 Është si një sallatë e shijshme që të hap oreksin.