Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Rudina Hajdari i kërkon falje të huajve për Ilir Metën: Ndihem shumë e turpëruar…

Vajza e heroit të demokracisë dhe të tranzicionit, Rudina Hajdari, në këto ditë përvëluese, po bën deklarata të njëpasnjëshme, që po t’i lexosh, e shtojnë temperaturën përqark, edhe 10 gradë më shumë

Pasi sulmoi, 18 orë më parë,  Lulzim Bashën, si autokrat dhe si i vetmi diktator në Shqipëri, sot në orët e fundit, deputetja Rudinë, bëri këtë deklaratë:

Asnjëherë nuk mendoja se do të shihja një ditë në post-komunizmin e Shqipërisë, ku presidenti i vendit tonë do të sulmonte Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe OSBE-në dhe diplomatë të tjerë të nderuar. Ky është një turp dhe ndjehemi të turpëruar. Kërkoj falje të gjithë diplomatëve tanë për këtë çmenduri“.

E shkreta Rudinë, në fund të kësaj deklarate, siç lexohet, u kërkon falje diplomatëve, duke i konsideruar diplomatët e huaj të akredituar në Tiranë, si”diplomatët tanë”.