Rudina Magjistari ia plasi të qarit në mes të emsionit: Kam humbur babanë para disa kohësh dhe m’u kujtua

Gjatë emisionit të djeshëm moderatorja Rudina Magjistari është përlotur teksa ka folur për babain e saj i cili ka humbur jetën.

Në emision ka qenë i ftuar këngëtari Vlashent Sata i cili promovoi këngën e tij më të re ‘Frymë’, dedikuar babait të tij.

Pasi është transmetuar klipi, Magjistari shihet me një shami në dorë dhe e përlotur. ‘Unë e kam humbur babain shumë vite më parë dhe kjo këngë më zgjoi shumë mall’- u shpreh ajo.

Gjatë vijimit të intervistës kur Sata po fliste rreth klipin, Magjistari vazhdoi të përlotej teksa këngëtari përshkruante momentet e fundit me babain e tij.