Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Sa e paguante Enver Hoxha mjekun e tij personal? Do habiteni kur ta dëgjoni

Shpesh mendohet se personat që kishin një lidhje të ngushtë me Enver Hoxhën, e ata që punonim për të, shiheshin si ata që kishin privilegje dhe një pagë më të lartë se pjesa tjetër e shoqërisë së asaj kohe.

Por e gjitha kjo, mësohet të ketë qenë e pavërtetë. Mjeku personal i Enver Hoxhës rrëfen se ai është paguar aq sa janë paguar edhe mjekët e tjerë.

“U krijua një strukturë që ishte Drejtoria e Dytë që ishte me sigurimin e udhëheqjes, e cila duhet të ketë sugjeruar krijimin e Bllokut si vend për ta pasur më lehtë ruajtjen e tyre në grup sesa veç e veç. Ishte Drejtoria e Pritjes, që kujdesej për banesat, për veshjen, për ushqimin e udhëheqjes, pra për nevojat jetësore. Dhe ishte një strukturë e klinikës speciale. Ishte shumë interesant fakti që të tria këto struktura vareshin nga ministri të ndryshme. Struktura e mbrojtjes dhe e sigurimit varej nga Ministria e Brendshme, struktura e pritjes varej direkt nga kryeministria, nga një zëvendëskryeministër, kurse klinika speciale varej nga Ministria e Shëndetësisë. Kështu që te ne aplikoheshin të njëjtat paga dhe i njëjti sistem si për të gjitha poliklinikat e vendit. Mjeku në Bllok nuk kishte rrogë më të lartë, por sipas skemave që ishin në atë kohë për të gjithë mjekët”, u shpreh Kalo.