Sa romantik: Besi surprizon Xhensilën në përvjetorin e martesës

Dy vite më parë Xhensila dhe Besi u kurorëzuan në martesë me një dasmë madhështore me shumë të ftuar VIP, një dasmë që për disa ditë me rradhë u komentua shumë në media.

Sot bëhen 2 vite që nga dasma e çiftit e në këtë përvjetor ka qenë Besi i pari që ka surprizuar Xhensilën me një dedikim romantik.

“Gëzuar përvjetorin e dytë. Dita e dytë më e bukur pas lindjes së Ajkës”, shkruan Besi krah fotos nga dasma.

Kujtojmë që vitin e kaluar Besi dhe Xhensila u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të Ajkës.