Sa shumë është rritur, vajza e Miriamit dhe Albanit është bërë një modele e vërtetë

në vitin 2015 çifti shumë i dashur për publikun, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të Amelisë.

Çifti nuk i ka kursyer fotot me vogëlushen duke ia ëmbëlsuar ditën fansave sa herë postonin. Mirëpo që nga hera e fundit kur e kemi parë Amelinë, ajo qenka rritur shumë.

Miriami ka publikuar sot dy foto të vogëlushes me dedikimin “E gjithë bota ime”. Ameli shfaqet e veshur me shumë stil me kominoshe xhinsi dhe kordele në kokë.

Madje vogëlushja pozon si një modele e vërtet.