Sara Hoxha jep lajmin e bukur! Sërish nënë, tregon barkun e rrumbullakosur (FOTO)

Sara Hoxha dhe moderatori Ledion Liço do të bëhen prindër për herë të dytë. Sara ka surprizuar fansat duke dhënë lajmin e bukur në Instagram.

‘Një tjetër kryeqytet Europian është rrugës’,- ka shkruar ajo, duke zbuluar kështu se është në pritje të një tjetër fëmije. Nga foto duket që tashmë barku i saj ka filluar të rrumbullakoset. Gjithashtu ajo ka treguar se nuk do e humbë traditën, pasi dhe fëmija i dytë do të mbajë emrin e një kryeqyteti të botës.

Sara dhe Ledioni u bënë prindër për herë të parë me London në vitin 2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *