Eni Çobani është revoltuar nga përballja e një rasti të pazakontë, ka bërë betimin që do të kujdeset dhe do të mbrojë gratë që bien pre e dhunës dhe abuzimit nga meshkujt.
Në seancën e radhës në “Shihemi në gjyq” Eni Çobani ka sjellë një rast tepër të vështirë, ku një grua përveç traumës së pësuar nga tradhtia dhe më pas humbja e jetës në një mënyrë tragjike të bashkëshortit të saj, duhet të përballet dhe me varfërinë ekstreme sepse familjarët e babait të fëmijëve të saj i kanë marrë shtëpinë.
Prandaj, duke ndarë këtë traumë të kësaj gruaje të gjorë, Eni Çobani është zotuar të mbrojë çdo grua shqiptare që është viktimë e dhunës.
“Alketa bashkë do vemi në Korçë, do ta vazhdojmë. Nuk do të lë asnjë grua shqiptare që burrat shqiptarë të abuzojnë më me gra si ju, të cilat nuk arrini dot as të thoni emrin tuaj, jo të hidhni firma përpara noterëve shqiptarë. Ju kërkoj vëmendje të gjithë kolegëve të nderuar, është krim i madh që me gra të tilla të abuzoni dhe të thoni të nesërmen që firma është e saj. Ajo nuk di të artikulojë, jo më të hedhë firmë. Prandaj Alketa, mos u prek, mos qaj, bëhu e fortë dhe kërko të drejtat e tua se po s’i kërkove ti nuk të ndihmon as Eni as Perëndia . Së bashku do shkojmë deri në fund për të kërkuar apartamentin tënd dhe të vajzave të tua”, tha Eni Çobani në përfundim të kësaj seance ndërmjetësimi.