Shefi i Urgjences ngre alarmin: Ja cfare ka ndodhur në dy spitalet Covid në 24 orët e fundit

U ben disa jave qe ne vendin tone eshte nje numer i madh te infektuarish dhe gjendje alarmante.Ndaj duhet sa me shume kujdes.

Skënder Brataj kreu i Urgjencës Kombëtare, ka thene se:“Gjatë 24 orëve bëhen 40-45-50 vizita për Covid. Në 24 orët e fundit në dy spitalet ishin 16 raste të transferuara nga Urgjenca Kombëtare, 9 te Sanatoriumi dhe 7 te QSUT”, u shpreh Brataj.

Sipas tij, 54% e qytetarëve janë trajtuar në shtëpi, pjesa tjetër e 46% janë trajtuar në spital. Brataj theksoi se këto shifra do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Aktualisht në Urgjencën Kombëtare priten 540 thirrje në ditë vetëm për COVID19, ndërsa kryhen rreth 50 shërbime/ ditë në banesë.

Që prej fillimi të epidemisë janë mbi 1 mijë qytetarë që janë dërguar për trajtim spitalor, ndërsa në total janë 2411 qytetarë të prekur nga SARS COV2 që kanë marrë trajtim nga urgjenca kombëtare në banesë dhe janë transferuar në spital dha janë mbi 100 mijë thirrje për COVID19 të pritura gjatë kësaj periudhe të epidemisë.