Shi dhe ftohtë, ja parashikimi i motit për 10 ditët e para të prillit

Mesa duket pranvera ende nuk ka ardhur plotësisht edhe pse tashmë muaji Mars u mbyll.

Sipas inMeteo, dimri do të kthehet në Mesdhe pikërisht gjatë fundjavës së Pashkëve, dhe ka shumë të ngjarë të vazhdojë në javën tjetër me stuhi, të ftohtë dhe dëborë.

Duke filluar nga e shtuna pasdite Ballkani do të përfshihet nga një ajër shumë i ftohtë i cili do të depërtojë deri në Itali. Parashikohen shira të rrëmbyeshëm, madje dhe stuhi të mëdha për shkak të kontrasteve të konsiderueshme termike.

Në ditët në vijim është shumë e mundshme ardhja e një mase ajrore tjetër shumë të ftohtë, këtë herë nga Evropa veri-perëndimore, e cila rrezikon të sjellë më shumë mot të keq në të gjithë Mesdheun dhe reshje dëbore dhe në zona të ulëta.

Me pak fjalë, le të bëhemi gati për ndryshime vërtet të rëndësishme të temperaturës në dhjetë ditët e para të prillit, të cilat do të dalin të jenë më shumë dimër sesa pranvera!