Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Shi ere dhe stuhi. Ja cfare na pret ne fundjave.Motit nga SHMU

Sipa parashikimeve te SHMU, fundjava pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Dita e shtunë parashikohet me mot kryesisht të vranët dhe intervale të shkurtëra kthjellimi. Reshje shiu që në ortë e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në jugperëndim dhe veriperëndim të vendit lokalisht reshjet fitojnë intensitet deri të lartë.

Dita e diel parashikohet me mot me alternime kthjellimesh dhe varanësira. Përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave bregdetare reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e mesditës. Ndërsa në zonat malore reshjet e shiut do të mbeten prezente të herpashershme deri në orët e mbrëmjes me intensitet deri mesatar.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15-18m/sek kryesisht ditën e shtunë. Deti i forcës 3-4 ballë.