Shihni ç’i ndodhi Semit pasi publikoi këngën që thuhet se i dedikohet Borës dhe Donaldit

Ditën e djeshme Semi Jaupaj publikoi këngën e saj më të re të titulluar “Mos u kthe”. Kudo në rrjet mendohet se teksti i dedikohet historisë së Borës me Donaldin.

“Para syve të botës rashë, më poshtë nuk e di a ka, si nuk të erdhi pak gjynah?! Gojën mbyllur do e mbaj, emrin tënd nuk do ta përmend, s’do të godas aty ku të dhemb!

Mos u kthe, nisu dhe shko te zemra tjetër që të pret, mos u kthe te unë se shumë më mirë pa ty jam vetë. Mos u kthe se jam t’u u mundu m’i harru krejt kujtimet që m’i le”, këndon Semi.

Ende pa u bërë 24 orë, “Mos u kthe” ka marrë mbi 1 milion shikime dhe afro 3 mijë komente, mbi 90% e të cilave janë pozitive.