Shkencetari turk izolon me sukses virusin, hapi i pare drejt vaksines per covid-19

Një shkencëtar turk mesa duket ka izoluar me sukses SARS-COV-2, koronavirusin e ri, në një përpjekje për të prodhuar një vaksinë kundër sëmundjes që deri më tani ka marrë afro 70 mijë jetë njerëzish në të gjithë botën.

Keshtu nga Universiteti i Ankarasë është bërë një postim në Twitter duke deklaruar :

“Drejtori i Institutit të Bioteknologjisë së Universitetit tonë Prof. Dr. Aykut Ozkul arriti të izolojë virusin SARS-COV-2, i cili është hapi i parë i prodhimit të serumit, vaksinave dhe ilaçeve kundër koronavirus!”

Mustafa Varank, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë në Turqi, informoi zyrtarisht se gjatë javës, ka pasur gjithsej 24 universitete, 8 njësi të kërkimit dhe zhvillimit, nga ku me qindra studiues janë duke punuar për të prodhuar një vaksinë kundër COVID-19.

Por tashme pas origjinës në Kinë Dhjetorin e kaluar, COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, është përhapur në të paktën 183 vende dhe rajone në të gjithë botën.

Kemi shprese se do t`ja dalim mbane me masat e sigurise te ruhemi vete dhe te ruajme te afermit.