Shpërtheu në lot gjatë transmetimit direkt, moderatorja e njohur tregon njeriun e dashur që i erdhi në mendje.

Mbrëmjen e djeshme moderatorja e emisionit ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ u përlot teksa po transmetohej emisioni i Alkidit, i cili përfundoi me sukses operacionin dhe luftoi sëmundjen e skolizës.

Sapo u transmetua videomesazhi, shpërtheu në lot, gjë që tërhoqi jo pak vëmendje.

Së fundmi moderatorja ka treguar edhe arsyen se përse nuk mundi t’i mbajë dot lotët.

Në një postim në rrjetet sociale, Ola tregon se mbrëmjen e djeshme iu kujtua babai i saj, të cilin pavarësisht se e ka braktisur që në vegjëli për të jetuar në SHBA, moderatorja nuk e ka harruar, madje pranon se i mungon shumë dhe e pranon si baba.

‘Ne fund te emisionit, dje…. me erdhe serish ne mendje…..! Jeta qenka e cuditshme…, por duhet pranuar si e tille….edhe pse s’ke c’ben tjeter ne fakt! Kujtimet mbeten gjithmone….!’, shkruan Ola krahas fotos së babait.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *