Shqiptarët bëhen bashkë, në pak orë mbledhin mbi 10 mijë $ për familjen e 20-vjeçarit Musaen Zeneli

Humbja e jetes se Musaen Zeneli ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve.

I riu humbi jetën në ditën e parë të punës, e cila rezultoi edhe e fundit për të.

Ai jetonte me të ëmën, ndërsa i ati i kishte ndërruar jetë disa kohë më parë. Ndërkohë ditën e sotme Shkodra i dha lamtumirën 20-vjeçarit fatkeq dhe ai u përcoll për në banesën e fundit.

Familja e tij ndodhet në kushte të vështira ekonomike dhe kjo gjë mesa duket e ka rritur ndjeshmërinë dhe dhembshurinë tek shqiptarët, të cilët janë shprehur të gatshëm të ndihmojnë financiarisht familjen e tij.

Organizata USA ALBANIAN SOCIETY ka hapur një llogari për të ndihmuar famijen Zeneli dhe deri më tani janë mbledhur mbi 10.000 dollarë.