“Shqiptarët e çuan në Sanremo që atyre t’u bien veshët rehat për vete”, Alketa Vejsiu bëhet meme në shumë portale në Itali

Alketa Vejsiu është ngjitur për herë të parë në skenën magjike të “Sanremo”-s, duke realizuar kështu ëndrrën e saj që në vegjeli!

Moderatorja jone e famshme u shfaq e veshur me një fustan rozë te embel nga “Dolce & Gabbana” Mirëpo, italianët si shume kritike qe jane kanë shpërthuar në meme dhe mesazhe sarkastike duke iu referuar prezantimit te saj. Keto komente te ndryshme te publikut italian, Olti Curri, një vëzhgues i vëmendshëm dhe ndjekës gjithmone i rregullt i medias italiane, i ka nxjerre te koleksionuara.

Kështu, një faqe sarkastike, vendos fytyrën e Alketës si imazh per një pije energjike.

Nje faqe e titulluar ‘la carta di casa’ e cilëson si ‘Barbie logorrea’ ( ku shpjegimi në fjalor i kësaj fjale është: logorrea= njeri që ka probleme mendore e flet shumë dhe shpejt, duke thënë gjëra pa kuptim).

Kishte edhe nga ato faqe te tjera që ishin kapur me veshjen e Alketës. Kështu, në një faqe shkruhej: Bukuroshja e fjetur u zgjua….dhe flet pa fund.

Por me e vercanta eshte një faqe qe e krahasonte (por jo vetëm për nga veshja) me Miss Pigy-n.

Kurse faqja ‘ghetto trash’ tregon me shembul se si foli Alketa dhe qe nuk kishte as pikë, as presje, as ndarje nga fjala, vetëm shkronja.

Por të mos harrojme tek Olti Currin, i cili shkruan: ‘Amadeus merr lejen e lindjes, ndërkohë që prezantuesja shqiptare bën prezantimin e saj shkurt dhe flet vetëm 10 minuta’.

Ndërsa per sa i përket mesazheve nëpër rrjetet sociale shqiptare të larmishme, ai më i spikaturi ishte ky: ‘Shqiptarët e çuan në Sanremo që t’u bien veshët rehat per vete të paktën për një ditë’.

“Nëse vendosim Beninjin dhe Alketën përballë, o Zot mund të nisë Apokalipsi,”– shkruajti një ndjekëse në Twitter.

Por nje italian tjeter shkruan “Po vërini një tapë në gojë, ufff sa i rëndë ky festival”.