Qershori ka nisur me temperatura të pazakonta për periudhën që përfaqëso. Një fenomen i pazakontë ka ndodhur në Kosovë ku kanë rënë reshje bore dhe pse jemi zyrtarisht në stinën e verës, duket se i ftohti është rikthyer.
Mediat vendase bëjnë me dije se reshjet e borës kanë zbardhur viset malore, gjegjësisht në Brod ka pasur reshje të borës.
Lajmin e ka bërë publik zyrtari i Nismës, Mevludin Krasniqi, teksa ka publikuar një fotografi. Ndryshe, ditëve të fundit kanë rënë edhe temperaturat, derisa ka pasur edhe reshje shiu./abcnews.al