Shqiptari abuzoi me vajzen e gruas se tij i ndodh e keqa ne burgun e Koridhalos në Greqi

Ka ndërruar jetë në burgun Koridhalos në Greqi, 36-vjeçari shqiptar Delin Beqiri, i akuzuar për përdhunimin e thjeshtrës së tij.
Shqiptari me origjinë nga Lushnja ka qenë jashtë në oborrin e palestrës kur është rrëzuar. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë me ekipet e shpëtimit për ta dërguar në spitalin e Pireut, por ai ka ndërruar jetë.
Ka dyshime se vdekja e shqiptarit mund të jetë për shkaqe patologjike ose për përdorim të tepruar të drogës. Por për shkaqet dhe rrethanat e sakta të vdekjes së 36-vjeçarit shqiptar, pritet raporti mjeko-ligjor.
36-vjeçari u arrestua një muaj më parë pasi vajza e partneres së tij rrëfeu në polici se e ai e ka përdhunuar që prej vitit 2013. Ajo gjithashtu e denoncoi atë për përdorim dhe tregtim droge, vepra që kanë ndodhur në dijeninë e nënës së saj, shtetases Dhurata Shpata.
Gjatë kontrolleve të kryera në banesat e Beqirit e Shpatës, policia ka gjetur dhe sekuestruar 14 gram marijuanë, 4 thika, 1 pistoletë sportive, 3 peshore, 1 grirës, 3 celularë dhe 15.000 euro. Jashtë banesave janë gjetur të fshehura 1 kg 491 gram marijuanë. Gjithashtu Shpatës i janë sekuestruar edhe 3275 euro