Hysen dhe Zylfije Ibra jetojnë në kushte të vë.shtira financiare në një dhomë në shtëpinë e djalit të tyre të vetëm i cili jeton jashtë vendit.
Edhe pse shtëpia e tyre dykatëshe është e rregulluar, djali dhe nusja i kanë mbyllur dhomat e tjera duke iu lënë vetëm atë në të cilën jetojnë aktualisht.
Prej 26 vitesh kur djali i tyre kishte shkuar jashtë shtetit, Zyfija 71-vjeçare dhe Hyseni 84-vjeç kishin mbetur pa pë.rkujdesje, pasi djali i tyre kishte he.q.ur dorë nga ta. Duke qenë të paaf.të për punë, që të dy arrijnë të sigurojnë jetesën falë nd.ihmave që njerëzit iu dërgojnë kohë pas kohe.
Çifti që jeton në rrugën “Vëllezërit Topalli” në Komunën e Pejës, tash e katër vite ushqehen në qendrën për të v.arfër.
Jetesa për të po bëhet shumë e vë.shtirë, pasi që edhe pensionin të cilin e marrin i gjithi po u shkon vetëm për barna pasi që të dytë janë të së.m.urë. Fajtore që djali i tyre i vetëm nuk po iu ndihmon, Zylfija thotë se është nusja e cila sipas saj “kryet ta k.ëput për pare”.
71-vjeçarja shprehet se përveç ndihmave që marrin nga njerëzit që dëgjojnë për rastin e tyre nuk kanë ndonjë ndihmë tjetër, madje ajo shton se as familjarët e tjerë nuk kanë dashur të dinë për ta.
Për kryefamiljarin Hysenin, i cili kishte punuar shumar, sigurimi i jetesës është shumë v.ështirë. Ai thotë se pensionet që i marrin të gjitha i shkojnë për ba.rna.
Zylfija, të cilës pas së.mundjes së bashkëshortit i ka mbetur barra e sigurimit të jetesës, thotë se nuk duan që dikush t’iu ndërtojnë shtëpi, por vetëm t’iu nd.ihmojnë me gjëra ushqimore