Shqiptari merr 15 kg ushqim ne valixhe mish, bulmet dhe turshi por e gjen belaja ne doganen e aeroportit

0
337

Një ndër manitë e shqiptarëve është të mbushin çantat dhe valixhet me mish, bulmet dhe madje edhe turshi kur ikin në vendet perëndimore.

Por nuk janë të paktë ata që gjithçka u shkon dëm.

Një shqiptar është ndaluar në aeroportin e Olbias pasi i janë gjetur në valixhe 15 kg produkte ushqimore si djathë e mish, pa etiketë që të vërtetonte origjinën, specien dhe çertifikatën përkatëse fitosanitar.

Ai është ndaluar për kontroll nga zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve të Sassarit në bashkëpunim me ushtarët e Guardia di Finanza të Grupit Olbia.

Ushqimet i janë sekuestruar, në pritje të analizave higjeno-sanitare të mjekut fitopatolog të Departamentit të Reformës Bujqësore të Sardenjës dhe do të asgjësohen. Express