Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Shtohen ndjeshëm nurmi i te infektuarve te reja me koronavirus ne vendin tone.Ja sa ishte numri

Pas tre ditësh me vetëm nga 4 raste infektimesh me koronavirus diten e sotme rritet nurmi i tyre perseri dhe ky eshte nje shqetesim i ri.

Nga 191 testime të kryera në orët e fundit, janë konfirmuar 18 raste pozitive, të cilat janë kontakte të rasteve të mëparshme.

Shpërndarja e tyre është 11 në Tiranë, 4 në Krujë, 2 në Berat dhe një në Durrës, ndërsa të shëruarit e raportuar janë gjashtë.

“Pavarësisht numrit të rasteve pozitive të identifikuara, situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, por që tregon qartë se kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 898 qytetarë, ndërsa 77% e të prekurve tashmë janë të shëruar”, tha Tomini.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40”, deklaroi zyrtarja e ISHP