Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Shtoni pak miell te supa e pulës, ja sekreti si ta bëni

Supat mund të jenë një vakt i shijshëm, por edhe mund t’ju ngopë në të njëjtën kohë, pa ju rënduar. Nëse i shtoni këtë përëbërës kësaj supe, mund të ndjeheni të ushqyer deri në vaktin tuaj të ardhshëm. Mësoni sekretin për të bërë recetën e mëposhtme:Përbërësit:
250 gr gjoks pule/ fileto; 20 g miell; 200 ml kos; Gjalpë i freskët; 1 kokërr vezë; Kripë; Majdanoz; Piper të zi të sapobluar.

Përgatitja:
Pastroni mirë mishin e gjoksit të pulës, ose filetot. Vendosini të ziejnë në një tenxhere me ujë të valuar. Shtoni edhe pak kripë.
Ndërkohë që ato ziejnë, përzieni miellin me pak ujë, kos, vezë. Trazojeni mirë që të bëhet një masë e plotë.

Kur të ketë përfunduar zierja e pulës, kullojeni lëngun në një tenxhere tjetër. Vendoseni në zjarr. Shtoni përzierjen e miellit te lëngu i pulës, duke e trazuar.
Shtoni edhe gjalpin, ose yndyrë tjetër sipas dëshirës.

Lëreni të ziejë rreth 10 minuta dhe ndërkohë shtoni copat e pulës, të ndara në fije më të holla.
Në fund hidhni kripë, piper të zi dhe pak majdanoz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *