Shuhet ikona e Teatrit muzikor, përloten te gjithe artdashesit

Lajm vjen nga bota e artit. Është ndarë nga jeta kompozitori legjendar amerikan Stephen Sondheim. Ai ka mbyllur sytë në moshën 91-vjeçare në shtëpinë e tij.

Sondheim ishte një mjeshter i teatrit muzikor që i ktheu subjektet më të pamundshme në pika referimi argëtimi.

Gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, ai shkroi partiturat e disa prej shfaqjeve më të njohura të Broadëay, duke përfshirë Company, Follies dhe A Little Night Music. Sondheim shkroi gjithashtu tekstin për West Side Story.

Kompozitori i lindur në Neë York fitoi 8 çmime Grammy, 8 çmime Tony, duke përfshirë arritjen speciale të jetës në Teatër, dhe 1 çmim Academy Award. Ai gjithashtu mori një çmim Pulitzer.

Në vitin 2015, Presidenti amerikan Barack Obama i dha Sondheim Medaljen Presidenciale të Lirisë, çmimi më i lartë civil, për punën e tij.

Avokati i Sondheim tha se kompozitori kishte festuar Ditën e Falenderimeve me miqtë një ditë para vdekjes së tij.

Homazhet për një nga kompozitorët më të nderuar të teatrit muzikor, kanë filluar.