Shume bukur.Jozefina Topalli bëhet gjyshe për herë të parë

sh-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është bërë gjyshe, pasi vajza e saj ka sjellë në jetë fëmijën e parë.

Mësohet se Megi Topalli ka sjellë në jetë mëngjesin e sotëm fëmijën e saj të parë, gjinia e të cilit nuk është bërë me dije.

Si nëna dhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë dhe lindja ka ecur normalisht.

Megi Topalli prej disa kohësh bashkëjeton me babanë e fëmijës së saj.

Megi është e lidhur me të riun shkodran Angjelin Serreqi, i cili ka jetuar për disa vitesh në Itali dhe është me profesion specialit IT.

Kujtojmë se e reja Topalli u nda nga një lidhje prej disa vitesh me këngëtarin Luiz Ejlli, për t’u hedhur më pas në krahët e partnerit të saj aktual.