Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Shume pune cdo dite ne spitalin Infektiv Tirane, mjeku zbulon surprizen qe i la goje hapur

Keto kohe lufte kunder Coronavisurit kane qene shume te veshtira edhe per stafin e spitalit infektiv. Por mbi te gjitha rastet e te semureve qe po shohim cdo dite, ka pasur edhe momente shume te bukura. Keshtu Mjeku i njohur Tritan Kalo ne nje postim te tij ne facebook ka treguar se kane marre nje surprize shume te bukur ne spitalin infektiv.

Nje grup nxenesish nga gjimnazi “Muharrem Çollaku”, Pogradec ka derguar nje cante me dedikime per stafin e infektivit ne QSUT “Nene Tereza”. Ato dedikime te bukura per te gjithe mjeket qe po luftojne kunder Covid-19 ishin shume emocionuese.

Kalo ka falenderuar nxenesit pa fund per kete gjest te bukur ne emer te te gjithe stafit mjekesor.

Ja postimi i tij i plotë

MIRËNJOHJA dhe MBËSHTETJA në këto kohë Covid-19 njohin shumë mënyra por gjetja origjinale e nxënësve të Gjimnazit “Muharrem Çollaku”, Pogradec nuk ka të krahasuar dhe na ka lënë të gjithëve gojëhapur. Në adresën e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT “Nënë Tereza”, ka mbritur një çantë e mbushur plot me dhjetra e dhjetra kartolina, të prodhuara nga duar e mëndjeartët e këtij gjimnazi, për gjithsecilin nga punonjësit tanë.

ATA/ATO përmes tyre qartazi na bëhen krah në këto ditë mjaft të vështira. Kartolinat përmbajnë mesazhin e mëposhtëm “Si je? Unë uroj të jesh mirë. Po të dhuroj këtë kartolinë për të të hequr pak lodhjen dhe dhimbjen që të shkakton maska në fytyrë, dhe pse jo edhe për të rrëmbyer një buzëqeshje. Dua të të falenderoj ty dhe të gjithë kolegët tuaj, për punën e palodhur sepse falë jush do ia dalim!”.

Të dashur nxënës të Gjimnazit “Muharrem Çollaku”, në emër të kolegëve mjekë dhe të punonjësve të tjerë të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive, JU FALEMINDERIT të gjithëve për këtë mesazh zemre. ME SIGURI QË NE SË BASHKU DO IA DALIM MBANË!”.