“Piku i epidemisë në Shqipëri do jetë në maj”, mjeku Vargu: Shifrat janë më të larta se ato që deklarohen

Mjeku i njohur Petrit Vargu ka thene se ne do qenrojme ne karantine deri ne fund te prillit dhe se ne javet ne vazhdim gjendja do te qetesohet.

Ai thote se:Është më i lartë se numri që deklarohet zyrtarisht është mirë te jepen shifrat normale dhe për pacientë. As një parashikim nuk mund të bëhet në vend me 10 teste që bëhen në Shqipëri, pra jam kundër që piku do të arrihet javën që vjen. Unë mendoj se ne nuk kemi bërë një strategji të mirë ndërmjet izolimit dhe testimit, nëse do të ishte bërë mirë do të prisnim rezultate shumë më të mira. Testet janë çelësi i suksesit. Janë teste që mund të na krijojnë mundësinë që të kapim pacientët.
Teksa u pyet se përse nuk bëhen teste masive në Shqipëri, ai tha:

Këtë nuk e di njeri, jemi të painformuar. Pse nuk bëhet teste duhet të pyetet ato që nuk i bëjnë testet. Këto gabuan në fillim, një test kushton midis 3 deri në 8 euro. Testi na jep të mira materiale, pasi kriza ekonomike do të jetë me afat më të shkurtër. Mund të bëjnë 2 mln euro po më mirë të shpenzohen. Lekët për testime nuk janë lekë të shpenzuara janë lekë të fituara. Mendoj se me këtë karantinë të frikshme do të vijojë deri në fund të prillit. Me këto gabime që bëjmë në testime unë mendoj se pikun do ta kemi në muajin maj. Epideminë e heqim vetëm me masat që do të marrë qeveria.

Megjithate rendesi qe duhet te merrni masa duke qendruar ne shtepi dhe te ruani veten tuaj dhe familjen tuaj.