Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Shurupi i thanave, lëngu i kuq që kuron diabetin dhe plakjen

Është koha kur thanat, frutat e vogla me ngjyrë të kuqe pushtojnë tregjet dhe na “thërrasin” t’i provojmë shijen. Të ëmbla apo të tharta, një gjë është e sigurt: ky frut me përmasa të vogla është tepër kurativ dhe rekomandohet të konsumohet nga të gjithë.

Nëse jeni nga ata që nuk e preferojnë shijen e thartë, ne kemi një zgjidhje: shurupi i thanave, recetën e së cilit do ta ndajmë poshtë me ju.

Përbërësit:

1kg thana.
2 litra ujë.
300 gr sheqer (ose më pak/shumë, në varësi të shijes suaj).
Përgatitja:

Fillimisht lani thanat. Në enën ku do të përgatisni shurupin shtoni ujë dhe sasinë e thanave. E lini në nxehtësi maksimale derisa të fillojë të vlojë dhe më pas shtoni sheqerin.

E lini për rreth 30-45 minuta të ziejë derisa uji të ulë volumin e tij, pra nga 2 litra në 1,5 litra. Gjatë kësaj kohe e përzieni nga pak shurupin.

Fikni sobën dhe e lini shurupin e thanave të ftohet paksa. Më pas mund ta servirni dhe ta shijoni! Vlerat e frutit të thanës:

Përmban rreth 9% sheqer, acide organike, vitaminë C. Luf ton pl kjen. Ka veti antioksiduese. Kuron sëmu ndjet kardiovaskulare dhe diabetin.