Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Si do të zhvillohet mësimi duke nisur nga dita e neserme ja si do te mesohen ne klasat virtuale

1 dhjetori do te nis mesimi online për disa klasa të arsimit parauniversitar nuk do të shoqërohet me ndryshime të planit apo orëve mësimore.

Anila Ferizaj nga Sektori i Arsimit Parauniversitar ka thene se:“Nuk ndryshojnë as programet mësimore, as plani mësimor dhe as orët mësimore, as ngarkesa e mësuesve pra është e njëjta logjikë që është ndjekur për mësimin fizik”,- tha ajo.

Ajo gjithashtu ka thene se:“Mësuesit dhe nxënësit do të komunikojmë përmes disa platformave online si: Google Classroom, shumica e nxënësve janë të regjistruar tashmë në platformën akademi.al, madje janë krijuar edhe klasa virtuale përpara se të fillonte ky skenar”,-tha Ferizaj.

Për mësuesit nuk do të këtë rimbursim të paketave të internetit, por vetëm pagesë ekstra nëse zhvillojnë orë shtesë.

“Mësuesi pjesën më të madhe të kohës do të jetë në shkollë dhe shkollat janë të pajisura me internet. Mbi çdo ngarkesë apo orë shtesë do të ketë pagesë ekstra për këto orë mësimore”,-tha Ferizaj.

Ndërsa për fëmijët që nuk kanë akses në internet zgjidhja e vetme është kanali i dedikuar RTSH Shkolla në transmetuesin publik.