Si ëngjëll: Arnav publikon për herë të parë foto me vajzën e tij të porsalindur

ktori indian Barun Sobti u bë shumë i njohur në Shqipëri dy vite më parë me rolin e tij “Arnav” në serialin “Si ta quaj këtë dashuri” që u transmetua në TV Klan.

Në qershor të këtij viti, Arnav u bë baba për herë të parë në jetën reale. Bashkëshortja e tij Pashmin ka sjellë në jetë një vajzë të cilës çifti i vendosën emrin Sifat.

Aktori është shumë i rezervuar dhe nuk poston shpesh në rrjete sociale, por ka qenë i ati i cili ka postuar një foto të Arnavit me vajzën e tij.

Në foto aktori shfaqet duke i dhuruar një puthje të ëmbël princeshës së tij të vogël.

Pak para ardhjes në jetë të Sifatit, Arnav dhe bashkëshortja e tij organizuan një festë ku e ftuar ishte dhe Kushi.