Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Shëndetlie me mjaltë dhe arra, receta origjinale e ëmbëlsirës tipike shqiptare

Në qoftë se jeni ende në mëdyshje se ç’ëmbëlsirë tëpërgatisni për sonte, ku sigurisht koha dhe impenjimet e tjera nuk premtojnë për bakllava, nuk keni pse të shqetësoheni pasi shefja Linda Fishta ndan me të gjitha mikeshat e Living recetën e shëndetlies. Një ëmbëlsirë e thjeshtë dhe shumë e shijshme. Kërkon më pak se 15 minuta kohë për t’u përgatitur dhe rreth 45 minuta kohë për t’u pjekur, ndaj mos ngurroni ta provoni.

PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 26 CM: Si masë përdorim një gotë që merr 200 ml ujë • 3 vezë të vogla ose 2 të mëdha • 1 gotë sheqer jo plot (2-3 gisht poshtë buzës së gotës) • 100 g gjalpë i tretur, i vakët • 3 lugë të mëdha mjaltë • 300 g arra të qëruara në thërrime (të peshuara pa lëvozhgë) • 1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g) • 1 bustinë vanilje • 1 majë thike kripë • 3 gota miell • 1 e verdhë veze për ta lyer sipër

PËR SHERBETIN: • 800 g sheqer • 600 ml ujë

PËRGATITJA: Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C. Në një tas, me rrahësen e vezëve me dorë përziejmë vezët me sheqerin për 2 minuta, shtojmë gjalpin, mjaltin, kripën, miellin, vaniljen, sodën me sitë, arrat dhe e punojmë brumin me lugë druri. Hedhim brumin në tavën e lyer me pak gjalpë dhe e nivelojmë me duar të lagura ose me kurrizin e një luge të lagur. E lyejmë sipër me të verdhën e vezës, të rrahur më parë me pirun.
E pjekim në furrë për 40-45 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër. Kur të ketë marrë ngjyrë në sipërfaqe, e mbulojmë me letër alumini, pasi koha e pjekjes është e gjatë dhe mund të digjet. Sherbeti: në një tenxhere ziejmë sheqerin me ujin duke i përzier vazhdimisht derisa të marrin valë. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. E hedhim sherbetin të ftohtë mbi ëmbëlsirën e ngrohtë, pasi këtë të fundit ta kemi prerë në copa katrore ose sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!